David Bennet, 57 vjeç, të cilit i ishte vendosur zemra e derrit në janar të këtij viti, ka vdekur të martën , shkruan Usatoday.com
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit.
Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot.