4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vdes politikani nacionalist rus: Me kapelë të çetnikëve serbë protestonte kundër bombardimeve të NATO’s

Rekomandime

Ka vdekur politikani nacionalist rus, Vadimir Zhirinovsky, lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë, i cili njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, ai ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

- Advertisement -

Zhirinovsky kishte kundërshtuar bombardimet e NATO-s e madje edhe kishte protestuar para ambasadës së ë SHBA-së në Moskë në vitin 1999.

Në një protestë më 25 mars 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve, Zhirinovsky valëviti flamurin e partisë së tij përpara Ambasadës së SHBA në Moskë, derisa në kokë kishte kapelë me simbole të çetnikëve.

- Advertisement -

Ai kërkonte që t’i jepet fund bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, ndërkohë që protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe në ndërtesën e ambasadës.

- Advertisement -

Ai madje i bënte thirrje Rusisë që të dërgojë vullnetarë në Jugosllavi për të Iuftuar kundër forcave të NATO-s.

“Ne ftuam vullnetarë. Njësitë po formohen në çdo rajon të Rusisë. Ata gradualisht po arrijnë në Moskë dhe posa të kemi transport do t’i dërgojmë në Jugosllavi”, thoshte ai në atë kohë.

Ai tha se mijëra evropianë do të vdisnin në Iuftë dhe se Amerika do të fundosej në “një Vietnam tjetër”.

Në protestën e vitit 1999, Zhirinovski paralajmëronte Iuftë të gjatë në Kosovë, duke potencuar se mijëra evropianë do të vdesin për shkak të përfshirjes së tyre.

“Cili vend do të pranonte të dorëzohej pa Iuftë. Nuk do të ketë dorëzim as për shkak të Iuftës. Do të jetë një Iuftë e gjatë dhe e tmerrshme. Mijëra evropianë do të vdesin dhe amerikanët do ta kuptojnë gabimin e tyre siç e kuptuan dikur në Vietnam”, thoshte ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit