Kanë vdekur 6 persona nga koronavriusi për 24 orë në Kosovë, shkruan Kosova ime.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Ramadani.
Në Kosovë sot u konfirmuan edhe 145 raste të reja me koronavirus./Kosova ime