10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Kongresmeni amerikan: Duhet ta ruajmë Kosovën, Rusia e Serbia kërcënim për sigurinë kombëtare

Rekomandime

Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës tha kongresmeni amerikan, Ritchie Torres.

Torres, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO.

- Advertisement -

“ Ka nevojë për një rrugë të shpejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Është e rëndësishme që ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ka qenë një mike besnike i SHBA-ve, një mike besnik i BE-së . Dhe më e pakta që mund të bëjmë është ta fusim Kosovën në familjen e NATO-s.”, tha Torres në Kanal10.

“Kryeministri dhe unë pajtohemi se është më e rëndësishme se kurrë, të sigurohemi që SHBA-të të mbështesin Kosovën. Pas pushtimit rus të Ukrainës, ne duhet të mbështesim plotësisht aleatët tanë, dhe nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova”.

“Kryeministri mund të më konsiderojë aleat, populli i Kosovës mund të më konsiderojë aleat Kosova është shtet I pavarur kombëtar, është një shtet sovran, si të gjitha shtetet tjera sovrane, ajo Meriton njohën nga komuniteti ndërkombëtar dhe Meriton njohje nga do vend në Evropë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit