10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq flet për bombardimet: Fajtore është veç NATO-ja

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndërhyrjen e NATO-s mbi caqet serbe në prag të 23-vjetorit të sulmit dhe në këtë adresim, në kohë fushate, ai i ka dalë në mbrojtje të akuzuarit të Hagës për KRlME IUfte, Slobodan Millosheviq, ndërsa e ka akuzuar NATO-n.

“Ne duhet të respektojmë moralin, por jo me koston e rrezikimit të popullit tonë. Millosheviqi u përball me diçka në Rambouille që askush nuk mund ta pranonte”, tha Vuçiqi, për të shtuar se po të ishte në vend të tij do të dorëzohej pas disa ditëve. “Pas disa ditësh do ta ndaloja, do të jepja dorëheqjen apo çfarëdo tjetër, janë shumë 78 ditë”.

- Advertisement -

Vuçiq që në atë kohë ishte ministër, mohon se KRlMET që u kryen në Kosovë ishin të vërteta.

Për të ishin trillime.

“Sot, pas 23 vjetësh, mund të shohim se sa i tmerrshëm ishte veprimi i 19 vendeve të NATO-s. Sa budallallëk tingëllon sot kur thonë se sulmuan Serbinë për shkak të katastrofës humanitare dhe gënjeshtrave të tjera që ata bashkëprodhuan”, tha presidenti Serbisë, përcjell “B92”. “Mos harroni se edhe Rusia votoi pro sanksioneve atëherë. A është Milloseviqi fajtor? Ata që sulmuan vendin tonë janë fajtorë. NATO është fajtore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit