Kanë vdekur edhe 2 persona nga Covidi-19, në Kosovë.
Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumunikate shtypi se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën Covid-19 dhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje të tjera shoqëruese.
Infektivi njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.