Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 të infektuar me koronavirus, duke e çuar kështu në 196 numrin e viktimave të këtij virusi në vend nga 192 sa ishin një ditë më parë, shkruan kosovaime.tv
Këtë e bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, në një konferencë për media.
“Kemi 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ai./kosova ime