2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vehbi Kajtazi, thotë se Grupi i Kumanovës “janë një bandë kriminaIe”, ja çfarë kishin planifikuar sipas hetimeve

Rekomandime

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, thotë se Grupi i Kumanovës “janë një bandë kriminaIe”. Këto deklarime Kajtazi i ka bërë gjatë një emisioni debatues në RTV Dukagjini, duke treguar detaje edhe rreth hetimeve që janë bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Siç thotë Kajtazi, bazuar në këto hetime, Grupi i Kumanovës kishte planifikuar edhe ta sulmonte burgun e Sigurisë së Lartë për ta nxjerrë jashtë një person të quajtur Bedri Krasniqi, e të cilit Kajtazi i referohet si “krimineI”.

- Advertisement -

Në debatin për Grupin e Kumanovës është përfshirë edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Ai ka deklaruar se Grupi i Kumanovës është një bandë kriminaIe, e cila e armatosur deri në dhëmbë ka shkuar në Maqedoni dhe ka luftuar me forcat policore të Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shumë shqiptarë.

Sipas Kajtazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pasur hetim se si ky grup kishte planifkuar të sulmonte Burgun e Sigurisë së Lartë, për ta nxjerr nga burgu Bedri Krasniqin.

Kajtazi tutje ka zbuluar edhe udhëtimin e Ali Ahmetit drejt Prishtinës dhe takimet që ky i fundit kishte zhvilluar me Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Isa Mustafën, e nga të cilët kishte kërkuar ndihmë, meqë vetë Ahmeti ishte vënë në dijeni se një grup i armatosur nga Kosova po sillej nëpër Maqedoni.

- Advertisement -

“Ajo është një bandë kriminaIe, e cila e armatosur deri në dhëmbë kanë shkuar atje dhe kanë hyrë në Kumanovë, në një zonë…cilat drejta të shqiptarëve? Një bandë kriminaIe prej ktuhit po shkon për të drejta të shqiptarëve atje. A e din që ka pas hetim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që kjo bandë ka planifiku me sulmu Burgun e Sigurisë së Lartë me e nxjerr një krimineI tjetër, si Bedri Krasniqi, dmth ne po i harrojmë këto sende e këto fakte. Maqedonia, qaj Gruevski i keq, edhe nëse po na dëgjojnë le të flet dikush ndryshe, përfaqësues i Gruevskit në Prishtinë, ka ardh Ali Ahmeti, i cili e ka taku Ramush Haradinajn dhe ja ka tërhjek vërejtjen për një grup që po sillen anej të armatosun, por s’ka marr përgjigje. Ramushi po na dëgjon, le të thotë ndryshe. E ka taku Hashim Thaçin, i cili s’është këtu, e ka taku Kadri Veselin, e ka taku kryeministrin Isa Mustafa. Të gjithë këta tu kërku zgjidhje sepse një grup prej Kosove i armatosun ka shku atje edhe po shkakton trazira. Paraprakisht ka qenë ai incidenti në stacionin policor në kufi, dmth ku kanë hy i kanë ç’armatos policët. Mos t’bahemi opurtunista na tash me thane këtu a a janë terroristë a jo. Ata kanë shku në një shtet tjetër të armatosur prej Kosove, dhe ata udhëheqësit e tyre i kanë marr do pare sepse kanë dal dëshmitë nja 3 milionë euro që ka pagu shërbimi maqedonas, ata udhëheqësit kanë dasht do pare, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditë as ka po shkojnë”, ka deklaruar Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se e di se pas kësaj deklarate do të fillojnë sharjet për të, por se nuk mërzitet për këtë gjë.

- Advertisement -

“Cilat liri e të drejta të shqiptarëve, cilat t’drejta edhe kush u ba me i zgjedh këto drejta të shqiptarëve me shkun atje nja 30-40 veta, 50 veta me i zgjedh këto të drejta. Po, leni more këto, se këto janë opurtunizëm dhe politikë që bajnë ata atje. Thellë-thellë shumica mendojnë qashtu, por tash vec kqyrin mos ta lëndojmë se aty është kunati i Albulena Haxhiut, se aty është një tjetër . Ata janë një bandë kriminaIe, e cila ka shku në Maqedoni, ka luftu me forcat policore maqedonase, shqiptare, janë vra atje nja tetë policë, disa prej tyre shqiptarë, janë vra edhe një pjesë tjetër dhe ky rast është përmbyllë me aktgjykim të formës së prerë. Rasti është në Gjykatën Supreme të Maqedonisë , qysh t’vendosë Gjykata Supreme atje, na duhet me i besu krejt kësaj pune. Përndryshe, tash vec ia kanë nis ata me më sha, pre e me m’gri, po unë nuk mërzitna se nuk jam sikur kjo deputetja Blerta Deliu, e cila ka provu sa vështirë është më thanë të vërtetën në këtë vend. Ata janë krimineIa”, ka thënë Kajtazi në Dukagjin.

Ndryshe, Grupi i Kumanovës është rikthyer në qëndër të diskutimeve, pas deklaratës së deputetës së PDK’së, Blerta Deliut, e cila kishte thënë në Kuvend se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Deliu e kishte pyetur Haxhiun se si takohet me homologët e saj, kur, siç tha, në CV i shkruan që “e ka të arrestuar kunatin për terrorizëm në Maqedoni”.

“Një Ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm. Imagjinoni, Ministrja e Drejtësisë që vjen sot dhe më flet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni, sot mua më jep e më mban leksione për system të drejtësisë. Si takoheni ju me homologë znj.Ministre, si e takon një Ministre të Gjermanisë, kur në CV’në tënde shkruan që kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, kishte thënë Deliu-Kodra.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Haxhiu. Ajo ka sqaruar se rasti për të cilin po flet Kodra-Deliu është rasti i Kumanovës, duke shtuar se kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në sallë.

Tutje, Haxhiu kishte thënë se ndoshta deputetja e PDK’së e di si ka ndodhur ky rast dhe është mirë të tregojë, duke thënë se zbulimi i këtij rasti është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

“Znj.Deliu, kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në kuvend e jo të ik nga Kuvendi. Kjo nuk është formë e mirë e diskutimeve, sepse në momentin kur ka akuza të tilla ish dashtë me qëndru dhe jo me ik prej Kuvendi. Për ata që se dijnë, është fjala për rastin e Kumanovës. Le ta vlerësojnë institucionet e drejtësisë, sepse është një enigmë e madhe, se si ka ndodh ai rast. Ndoshta Blerta Deliu e din. Le të tregojë si ka ndodh rasti i Kumanovës. Pra, është mirë me e tregu sepse është shumë e rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës si shtet, që shtetasit tanë që i kemi në Maqedoni me ditë çka ka ndodhë me ta, kush ka qenë prapa tyre, pra pres që të kemi informacione dhe nëse keni urdhëro edhe të diskutojmë për këto”, ka deklaruar Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit