2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vela s’lë gjë pa iu thënë kompanive të sigurimeve: S’keni menaxhim të duhur, punoni me praktika të viteve 90’

Rekomandime

Gazetarja e ekonomisë Erëza Vela reagon ndaj ngritjes së çmimit të sigurimeve të automjeteve për 26%.

- Advertisement -

Vela tha se industria e vetme private që ofron shërbime të dobëta për konsumator karshi atyre publike janë sigurimet, që sipas saj ofrojnë shërbime mjaftë të dobëta, nënvlerësime e shumë gjëra të ngjashme.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se arsyetimi se ngritja prej 26 % është për shkak të humbjes së milionave nga kompanitë është qesharake.

Ja statusi i plotë:

- Advertisement -

Nje nder industrite e vetme te sektorit privat qe ofron sherbime me te dobeta sesa ato te sektorit publik eshte ajo e sigurimeve: sherbim jashtezakonisht te dobet per konsumatore, nenvleresim te vleres se dameve, mosrespektim te afateve ligjore per pagese ta damit, trajtim denigrues te konsumatorit ne rast te damit, marreveshje per mosfunksionim te kartonit te gjelbert, aspak pergjegjese ne aspektin e pergjegjesive korporative apo politikave te SDG-se, strofull kryesisht e njerezve te lidhun ne nje menyre apo tjeter me politike.

Arsyetimi se duhet te ngritet cmimi per 26% se kompanite paskan humbje milioneshe eshte qesharak! Humbja krijohet se nuk kane menaxhim eficient e te duhun, se punojne me praktika te punes te viteve 90, se jane te mbipopullum me staf, se ne menyre te pandergjegjshme i kane shti ne rreth avokate, gjykates e mjek e mbi te gjitha kane kriju oligopol ne te cilin po e mbysin njana tjetren.

- Advertisement -

Arsyetimi edhe me qesharak eshte se paska vetura te paregjistrume! E cka tash! Na qe i regjistrojme me pagu edhe per ata a! Rikujtim: jemi shtet me organe e institucione funksionale qe kishin mujt me e adresu kete problem e jo me e gjujt barren te njerezit e pergjegjshem. Kjo eshte njejte si rasti i pageses se rrymes per Veri. Imagjinojeni qysh ndikon ky 26% te bizneset qe kane 20-30 vetura!

Mos te harrojme qe me sigurim te Kosoves vec ne Shqipni shkojme e qe na duhet me pagu shtese per te gjitha vendet tjera – duke perfshi edhe Maqedonine e Malin e Zi!

E nese paska pase inflacion, atehere ka mekanizma te tjere qe munden me e rregullu kete ceshtje, e qe keto si instutucione financiare e edhe BQK ishin dashte me i dite shume mire. E nese nuk i dijne, mjafton me i ndjek praktikat e vendeve te tjera.

Investoni ne staf, investoni ne permiresim te sherbimeve, investoni ne sisteme te modernizimit, investoni ne komunitetin ku operoni, rregullojeni kartonin e gjelbert e mandej konkurroni me cmime e me sherbime. Se per biznes ku ta garanton shteti shitjen e fitimin, krejt kishim dite me bo.

P.S. Gati 4 vjet kam punu ne kompani te sigurimeve. E njoh industrine dhe te gjithe akteret per se afermi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit