1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Veliaj përshëndetet me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, përmend fjalën përçarje

Rekomandime

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e deritanishëm të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanin.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Veliaj, duke thënë se dy vendet kanë më shumë nevojë për mirëkuptim sesa për përçarje.

- Advertisement -

Falënderova mikun tonë, Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani në ditën përmbyllëse të misionit të tij në Shqipëri! Por misioni vazhdon, për secilin prej nesh, në të dy anët e kufirit të kombit tonë! Lipset më shumë mirëkuptim, e jo ndasi, më shumë udhëheqësi, e jo përçarje! #JemiNjë”, shkroi ai.

Në mesin e 12 të liruarve nga detyra e ambasadorit, vendim ky i marrë nga presidentja Vjosa Osmani, ishte edhe Nait Hasani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit