16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Virusi ia merr jetën në moshë të re djalit të vetëm të dëshmorit të Kosovës

Rekomandime

Situata e rëndë me virusin Korona në Kosovë po vazhdon, derisa varianti ‘Delta’ po vazhdon të marrë edhe jetë të reja.

Komuna e Junikut ka njoftuar se virusi i ka marrë jetën edhe djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi, Leonard Jasiqit nga Juniku.

- Advertisement -

Leonard Jasiqi ishte infektuar me virus në Kosovë ndërsa me të shkuar në Gjermani ishte udhëzuar të karantinohej në banesën e tij ku edhe do të merrte kujdesin, por aty i’u është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Ky është njoftimi i plotë i komunës së Junikut:

IN MEMORIAM !
I papritur dhe i trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të bashkëqytetarit, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi, Leonard Adem Jasiqit në moshën 40 vjeçare.
Bota, vendi dhe komuna e Junikut kaluan një vit sfidues e të rënd si pasojë e pandemisë globale COVID-19, vendi ynë humbi shumë jetë, mirpo tronditëse ishte vdekja jote në moshë kaq të re Leonard nga ky virus tinzar.
Pikëllimi dhe dhimbja nga ky lajm tronditës për ndarjen e hershme të të riut junikas Leonard Jasiqi, djalit të vetëm të dëshmorit Adem Jasiqi rëndoi, preku dhe pikëlloj çdo shtëpi junikase , dhimbja për Leonardin është e të gjithëve, familjes Jasiqi, shokëve, miqëve, bashkëqytetarëve.
Leonardin do e kujtojmë për natyrën e qetë dhe të dashur të një junikasi, si një djalë i sjellshëm, për kujtimin që la e për rininë që nuk arriti ta shijoj mjaftueshëm.
Ngushëllime familjes Jasiqi, miqëve, farefisit, shokëve dhe bashkëqytetarëve !
Shpirti i tij u preht në paqe !
Lusim qytetarët për kujdes.
Vaksinohuni, shpëtoni jetën tuaj dhe të tjerëve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit