Edhe në përsëritjen e raundit të parë të votimit , deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Votimi u përsërit edhe njëherë, meqë herën e parë ata dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Valentina Bunjaku nuk morën pjesë në votim.
Nga 82 deputet, vetëm 78 vota ishin në kuti herën e parë.