2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vëllai i Agim Veliut sulmon Vjosa Osmanin për takimin me Walker

Rekomandime

Takimi që zhvilloi sot nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, me ish- ambasadorin e OSBE-së, Wiliam Walker, ka bërë që të reagoi Sami Veliu, që është vëllau i kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

Ai edhe pse nuk ka përmendur Osmanin, duke aluduar në të ka thënë se “problemet që i shkaktojnë të rinjtë, duhet t’i ndreqin pleqtë”.

“Për vizitën e Walkerit në LDK! Gjithëherë ka qenë kështu, kur të rinjet banin probleme (rragja) u dashke pleqt me u marë me ta. Gjithëherë kanë thanë hajde ta pleqnojmë këtë punë, e qesim në pleqni, në prehën të burrave e nuk thanë hajde ta ” rinojmë” këtë apo atë punë.!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -


Kujtojmë se Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë përplasur disa herë mes vete. Më e ashpra ishte kur Veliu kërkoi llogari nga Osmani për takimin e saj me Kurtin në Kuvend ku u regjistruan si deputet.

Osmani iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk i jep llogari askujt e as Veliut, pasi takimi ka qenë i rastësishëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit