5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vëllai i Nazlije Sherifit i reagon IKSHPK-së: Falënderoj për mashtrimet dhe montimin e rezultateve

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, 19 vjeçarja nga Mitrovica, Nazlije Sherifi ndërroi jetë.

- Advertisement -

Sot QKUK në një përgjigje për Indeksonline tregoj se 19 vjeçarja ishte e infektuar me koronavirus.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si Covid pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Rreth kësaj ka reaguar vëllai i Nazlije Sherifit, Ilir Sherifi i cili e ka quajtur rastin për koronavirus si mashtrim.

- Advertisement -

“Falenderoj IKSHP per mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qefi,do vij koha kur do demaskohen te gjith ata qe po tentojn te bejne pa drejtsi ne keto dite te renda per ne”, thuhet në postimin e Ilir Sherifit.

Nazlije Sherifi, që vdiq dje, vuante nga lëngimi i veshkës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit