1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vëllau i kandidatit të VV në Shtime po blinte fishekzjarre e jo vota

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se videoja e cila ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale dhe në media, ku u ngritën dyshime se vëllai i kandidatit të LVV-së për kryetar të Shtimes Qemajl Aliut, Sami Aliu është filmuar duke blerë vota është jo i vërtetë.

- Advertisement -

Nga dega e kësaj partie në Shtime, një përgjigje për ATV-në e kanë quajtur veprim të turpshëm dhe me shkelje të rendë të etikës së gazetarisë publikimin e kësaj videoje nga disa media.

“Video pa zë, pa figurë dhe titullohet vëllai i kandidatit të VV-së, kjo përveçse është gënjeshtër është edhe shkelje e rëndë e etikës së gazetarisë. Është e turpshme,” – kanë thënë nga LVV.

Kjo parti kanë dal edhe me një reagim, ku sqarohet se në video shihet aktivisti i tyre, Arsim Rama dhe kandidatja për asamble, Shqipe Miftari duke mbledhur të holla për blerjen e fishekzjarrëve për ta festuar fitoren pikërisht para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Në video, ai nuk po jepte para, por po merrte. Lajmin e kanë shpërndarë media të afërta me PDK-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit