Getoar dhe Blendoar Kryeziu janë vëllezërit binjakë me prejardhje nga Suhareka që janë duke bërë karrierë në futboll në Gjermani dhe atë me shumë sukses
Në moshën 7 vjeçare ata u larguan nga Kosova për ta vazhduar jetën në Gjermani pranë familjes së tyre dhe menjëherë filluan të merreshin me futboll, shkruan Reporteri.net
Getoari, i cili erdhi ne jetë vetëm 5 minuta para Blendoarit luan në pozitën e sulmuesit, ku gjatë një sezoni kishte shënuar 43 gola.
Binjakët që kanë vetëm nga 16 vite mbi supet e tyre aktualisht janë pjesë e FC Speyer 09, derisa deri tani ata janë treguar shumë të suksesshëm duke qenë lojtarët kryesor në skuadrat e tyre si dhe kanë fituar edhe trofe.