18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shaqiri ishte në lidhje me këngëtaren kosovare për më shumë se 1 vit, zbulohet arsyeja e ndarjes

Rekomandime

“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi” ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj.

Të ishte një mënyrë ngushëllimi apo një festim i lirisë, kjo mbetet për t’u rrëfyer nga vetë futbollisti. Ndërkohë, ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.

- Advertisement -

Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpulit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, kështu e niste shkrimin e përditshmja britanike “The Sun”, dedikuar lajmeve për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj. “Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është lindur në Gjilan të Kosovës”, citonte më tej media britanike, duke i bërë edhe biografinë futbollistit të pëlqyer jo pak nga femrat.

Xherdan Shaqiri

Në fakt, distanca dhe xhelozitë kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje e direkt pas vendimit, futbollisti nga Kosova nisi pushimet, ndërsa është fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij në Detin Mesdhe, afër Formentera. Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjitha vëmendjen tek ai, ndërkohë që është prapë single.

Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos tregonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësia e përbashkët.

- Advertisement -

Ata mbajtën një lidhje në distancë, megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër, e viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata. Historia e tyre mori fund në fund të korrikut.

Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion.

- Advertisement -

Tashmë edhe për futbollistin nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares.

Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti e kanë hequr njëritjetrin nga “Instagram”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit