10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vëllezërit Klitschko në mesin e 23 personave në listën e zezë të Putinit

Rekomandime

Sipas gazetës britanike The Times, një milici private e udhëhequr nga një aleat i Putinit është përgjegjës për t’i dhënë fund jetës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt dhe disa personave tjerë.

Më shumë se 400 mercenarë rusë po veprojnë në Kiev nën urdhrat e Kremlinit për të mbytur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij në mënyrë që t’i hapin rrugën Moskës për të marrë kontrollin, zbulon të hënën The Times.

- Advertisement -

Pjesë e listës prej 23 personave për t’u eliminuar janë edhe vëllezërit Klitschko, Wladimir dhe Vitaly, ish-kampionë të botës në boks.

Grupi Wagner, një milici private e udhëhequr nga një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe që vepron si një degë e pavarur e shtetit, solli mercenarë nga Afrika pesë javë më parë në një mision për të prerë kokën e qeverisë Zelensky për një bonus të madh financiar.

Informacioni rreth këtij misioni arriti në qeverinë ukrainase të shtunën dhe, disa orë më vonë, Kievi shpalli një shtetrrethim të ashpër 36-orësh për të “fshirë” qytetin për diversantët rusë.

- Advertisement -

Autoritetet ukrainase paralajmëruan civilët, kur shpallnin shtetrrethimin, se ata do të shiheshin si agjentë të Kremlinit dhe rrezikonin të “likuidoheshin” nëse do të largoheshin nga strehimoret e tyre.

Një burim i afërt me aktivitetet e grupit, raporton The Times, konfirmoi se midis 2,000 dhe 4,000 mercenarë kishin mbërritur në Ukrainë në janar.

- Advertisement -

Disa prej tyre u dërguan në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, ndërsa 400 të tjerë hynë nga Bjellorusia dhe u drejtuan drejt kryeqytetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit