1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vendim: Pa u vaksinuar nuk mund të pini më kafe në Kosovë

Rekomandime

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka bërë të ditur detajet nga takimi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku është diskutuar për masat e reja.

- Advertisement -

Në një njoftim për media thuhet se pas ngritjes së numrit të të infektuarve, me datë 20.08.2021 do të ketë vendime të tjera kufizuese.

“Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.

Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet hoteliere-gastronomike”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

OHT apelon të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksinohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit