4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vendimi i Agim Veliut për largimin nga puna të vozitësit – u raportua se ndodhi për shkak të Lumir Abdixhikut

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, e ka larguar nga puna shoferin e tij, Nuhi Imerin, me të cilin punonte që nga paslufta. Imerit i është ndërprerë marëdhënia e punës vetëm një ditë pas zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Media ka siguruar vendimin për shkëputjen e kontratës së Imerit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

- Advertisement -

Vendimi është nënshkruar më 15 mars, derisa në të nuk shkruhet arsyeja e shkëputjes së kontratës.

“Z.Nuhi Imerit, i ndërpritet marrëdhënia e punës si vozitës i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu. Obligohet DRNJ e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Ndryshe, në media është raportuar se Veliu e ka shkarkuar Imerin, shkaku që ky i fundit ka lobuar që për pozitën e kreut të LDK’së të votohet Lumir Abdixhiku.

Gazeta Express ka provuar që të kontaktojë edhe me vetë Imerin për të mësuar arsyen pse i është ndërprerë marëdhënia e punës, por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit