2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vendimi i AKP-së që RTV 21 të largohet nga objekti, reagon Agron Vula

Rekomandime

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka urdhëruar Radio Televizionin 21, të lirojë hapësirat e Pallatit të Mediave në të cilat është vendosur kompania televizive tash e 20 vjet.

- Advertisement -

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Agron Vula.

Vula, që është edhe pjesë e udhëheqësisë së Radio Televizionit 21, ka shprehur habi se si pallati i mediave do të lirohet për funksione të Policisë së Kosovës.

“Pallati i mediave, stacion i policisë jaaaa”, ka shkruar ai në një reagim.

- Advertisement -

Ndryshe vendimi i AKP-së ka ardhur sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka arsyetuar se i hapësirat ku është e vendosur RTV 21 i nevojiten për nevojat e saj.

Por, RTV 21 nuk është pajtuar me vendimin e AKP-së. E ka paditur agjencinë për “shkelje gjatë procedurave të likuidimit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit