Kandidati i AAK-së për President dhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Klinën.
Në Facebook, Haradinaj ka njoftuar edhe për bashkëbisedimin me banorët e fshatrave Radulloc, Sverkë dhe Ujmir si dhe për vizitën e bërë tek Sadik Gashi, bajraktar i Sverkës.
Ajo që bie në sy në albumin e postuar nga Haradinaj është edhe një moment shumë emocional me një të mohsuar, siç mund ta shihni në foton më poshtë:
Jo rrallë herë Haradinajn e kemi parë me fotografi të veçanta dhe lidhjet e forta emocionale me qytetarë, kryesisht për shkak të kontributit të tij dhe familjes Haradinaj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.