-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vera po vjen, nga e premtja shumë diell, javën tjetër deri në 20 gradë

Rekomandime

Të enjten mbetet ende ftohtë me mundësi për rrebeshe bore. Nga e premta më shumë diell me temperatura në rritje në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat edhe deri në 20C

- Advertisement -

7.04.2021 – Pas të ftohtit arktik që goditi Europën, dhe u shtri edhe mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme po parashihet një përmirësim gradual i motit. Ditën e enjte mbetet ende ftohtë, e gjatë ditës me mundësi edhe për ndonjë rrebesh bore. Mirëpo nga dita e premte pritet mot kryesisht me diell. Këtyre dy ditëve orëve të mëngjesit mund të paraqiten edhe ngrica, shkaku edhe i temperaturave të ulëta.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot më stabil, me diell dhe vransira ditën e diel. Ditën e diel ka gjasa që të kemi edhe riga lokale shiu. E në fillim të javës së ardhshme parashihet mot më i ngrohtë me vransira dhe kthjellime, por pa mundësi për të reshura.

Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme orëve të ditës, e pasi që do të ketë periudha më të zgjatura të qetësive, sidomos ditën e premte, do të kalojë edhe në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.

- Advertisement -

8.04 – Pas mëngjesit të ftohtë me ngrica, ditën me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi për rrebeshe të shkurta bore. Në mbrëmje priten kthjellime.

9.04 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
10.04 – Kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vransira kalimtare.
11.04 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
12.04 – Pjesërisht vranët dhe më ngrohtë.

- Advertisement -

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -4C dhe -1C, e deri ditën e hënë rriten në 4C, ndërsa maksimalet ditën e premte rriten në 11C, e në fillim të javës së ardhshme, edhe deri në 21C.

Do të fryjë erë nga krahu veriore me intenzitet mesatar 4-11m/s, të premten 1-4m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga dita e diel në rënie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit