1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Veriu i vendit po i kushton shtetit të Kosovës mbi 350 milionë euro cdo vit

Rekomandime

Veriu i vendit po e gërryen ngadale ekonominë e Kosovës. Janë rreth 50 milionë euro që shteti i Kosovës paguan cdo vit vetëm për ti furnizuar me rrymë pa pagesë banorët e asaj ane. Dhe kjo nuk është kostoja e vetme.

- Advertisement -

Veriu i vendit përbën rreth 3 për qind të popullatës së Kosovës. Nëse tërhiqet një diagonale e tillë në ekonomi, atëherë dalin humbjet në taksa, pasi veriu nuk paguan taksa. Në Kosovë buxheti është 3.2 miliarë euro. Shifra sërish është e madhe. Pra, 3 për qind e 3.2 miliarë eurove është 96 milionë euro. Ndërkohë, shpenzimet që merr adiministrata atje sërish janë të larta, duke e shtuar shifrën e humbjeve. Pra, kësaj duhet shtuar shifrën prej 96 milionë eurove tjera në proporcion të njëjtë me të hyrat që do të duhej të gjeneronin. Por, pasi për veriun duhet administratë e institutcione ekstra, sikurse numër shumë më të madh të policëve, atëherë shifra e shpenzimeve shkon në mbi 100 milionë euro.

Për të mos u ndalur me kaq, pos mospagesës së taksave, veriu i vendit shërben edhe si territor i kontrabandës për mallra që hyjnë në Kosovë është për pjesët tjera të vendit. Dëmi nga kontrabanda mund të shkojë në së paku 100 milionë euro në vit. Pra, ekonomisë së varfër të Kosovës, veriu i vendit po i kushton së paku 350 milionë euro në vit. Nëse kjo shumë llogaritet me 24 vjet, por në terma ekonomik më të ulët, pasi më herët ishim ekonomi më e varfër, atëherë dëmi shkon në rreth 5 miliardë euro në total. Në këto rrethana, gjetja e një zgjidhje të shpejtë do të ishte e domosdoshme./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit