19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Gazeta ruse: Nëse është e nevojshme, Putin është i gatshëm të ndihmojë ushtarakisht serbët në Bosnjë dhe Kosovë

Rekomandime

Gazeta ruse “Pravda”, shkruan se presidenti rus, Vladimir Putin është vendosur për të mbrojtur Serbinë dhe serbët në Kosovë, edhe nëse është e nevojshme me duke ndihmuar ushtarakisht serbët në Bosnjë dhe Kosovë.

Referuar zhvillimeve të fundit në Bosnjë, gazetari i këtij mediumi Dimitry Sudakov shkruan se një dislokim i ri i trupave ruse në Ballkan mund të jetë reagimi i Putinit ndaj situatës në Bosnjë derisa thirrjet e diplomatëve perëndimorë që NATO të dërgojë forca shtesë në Bosnje janë në rritje.

- Advertisement -

“Vladimir Putin është i njohur për zgjidhje jo të pazakonshme. Do të shohim se si do ta ndihmojë Republikën Srpska. Rusia, le t’ju kujtojmë, kishte një batalion ajror në Bosnjë si pjesë e kontingjentit paqeruajtës ndërkombëtar, të vendosur në qytetin Ugljevik. Ky batalion më pas u ridislokua në Prishtinë gjatë natës ndërmjet 11 dhe 12 qershorit 1999, gjë që më pas mundësoi dislokimin e një kontingjenti paqeruajtës rus në Kosovë”, shkroi gazetari rus Dmitry Sudakov, duke vënë në dukje se një dislokim i ri i trupave ruse në Ballkan mund të jetë reagimi i Putinit ndaj situatës në Bosnjë.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar dje edhe anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, duke thënë se shpreson që “zbarkimi rus” të mos ndodhë.

“Na duhet vetëm që rusët të vijnë në BiH në këtë formë. Forcat ushtarake ruse në Bosnjë mund të vijnë vetëm brenda kornizës së EUFOR-it dhe në përputhje me atë që do të ishte rënë dakord me Presidencën e Bosnjës Përndryshe, nuk do të mjaftojë të vendosen sanksione ndaj Milorad Dodikut, duhet bërë shumë më tepër”, tha Izetbegoviq.

- Advertisement -

Së fundmi, retorika radikale në Bosnjë ka ringjallur frikën e një konflikti të ri.

Gjendja atje u tensionua kur anëtari i presidencës trepalëshe të këtij shteti, Milorad Dodik, kërcënoi se Republika Serbe do të ndahej nga territori i Bosnjës.

- Advertisement -

Kjo ka ngritur shqetësime për një konflikt të mundshëm të armatosur në këtë shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit