8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Mehaj: Për tetë muaj blemë 32 milionë euro pajisje ushtarake

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka raportuar mbi punën që ka kryer në këta tetë muaj para Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Ai ka thënë se synim kanë rritjen e kapaciteteve humane dhe blerjen ushtarake, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Në total për këta tetë muaj, vlera e pajisjeve që janë blerë kap shifrën e 32 milionë eurove. Këtu përfshihen autoblinda, lloj armatimi që do i ceki disa, snajperë, dronë dhe pajisje që s’mund t’i përmendi në seancë të hapur për publikun”.

Mehaj tha se Ministria e Mbrojtjes ka pasë probleme më herët për shkak të mungesës së buxhetit dhe se për këtë arsye këtë herë janë ndarë 103 milionë euro për zhvillimin e Forcës dhe Ministrisë. Ai njoftoi që janë shtuar 20 milionë euro për blerje ushtarake.

Ai tha se blerjet janë bërë kryesisht nga SHBA edhe për shkak të çmimit, garancisë dhe partneritetit.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes tha se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj është plan strategjik dhe fokus i tij.

“Ende pa u bërë viti si ministër, ne kemi rritur numrin e pjesëtarëve tonë fillimisht me 400 pjesëtarë të rinj dhe tash për 840 pjesëtarët tjerë që jemi ne rekrutim e sipër që i bie mbi 1240 pjesëtarë të ri brenda këtyre tetë muajve”.

- Advertisement -

Ai tha se ky proces ka qenë transparent nga A deri në Zh dhe monitoruar nga shoqëria civile.

Mehaj tha se ka zhvilluar takime të rëndësishme në shumë shtete aleate, përfshirë SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se në thuajse çdo takim përmend që siguria në Kosovë është stabile dhe rrjedhimisht vend për investime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit