Kryetari i Gjilanit ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut ka akvitizuar Shtabin Emergjent i cili ka dalë menjëherë në terren.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur dëmtime në dy fshatra të asaj komune.
“Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kam aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren.
Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar katër ura dhe muri i një shtëpie”, ka thënë ai.
Haziri ka pasur edhe një kërkesë për qytetarët e asaj pjesë në rast të përkeqësimit të situatës.
“Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, shtoi ai.