17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vërshime, rrufe e reshje të fuqishme shiu, çka po ndodh në Mal të Zi

Rekomandime

Reshje të fuqishme shiu kanë përfshirë Malin e Zi veçanërisht natën e kaluar dhe gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e kushteve të vështira meteorologjike trafiku është ndërprerë tërësisht në Kolashin dhe Nikshiç. Rrugët janë tërësisht të bllokuara nga uji, ndërsa ka raportime se uji ka hyrë edhe nëpër shumë shtëpi të banorëve njofton televizioni i Malit të Zi.

- Advertisement -

Shërbimi për Shpëtim i Malit të Zi ka pranuar thirrje të shumta për të intervenuar dhe për tu dal në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet masive si pasojë e stuhive dhe reshjeve të fuqishme të shiut.

Reshje intensive janë raportuar në shumicën e qyteteve të Malit të Zi, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme me intensitet të ndryshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit