Shumë bashkatdhetarë kanë arritur sot në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës, përmes aeroplanëve që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sezoni i pushimeve verore si duket po fillon këtë fundjavë, pas më shumë se një viti prej, kur bashkatdhetarët nuk patën mundësi të vijnë në vendin e tyre për shkak të pandemisë.
Me rënien e rasteve me COVID-19 dhe fillimin e vaksinimit masiv, duket ky vit do të jetë shumë më ndryshe për të gjithë.
Telegrafi mëson se rreth dhjetë aeroplanë tashmë kanë ateruar në aeroport. Ndërkaq, sipas fotografive shihet se një numër qytetarëve që kanë dalë të presin familjarët e tyre, që kanë ardhur në Kosovë.