Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, e ka komentuar flamurin kombëtar të vendosur sot nga VV në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se kjo tregon një frikë të kësaj partie, ndërsa Kurtit i ka thënë ‘të mos bëhet zuzar’, shkran Gazeta Metro.
Duke folur në Zonën e Debatit, Veseli ka komentuar edhe flamurin e vendosur në Kuvend nga Vetëvendosje.
“E kish qit një flamur aty, flamurin kombëtar tu u tut. Po rri more aty, mos u bë zuzar”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të bënte koalicion me VV’në, pasi që qytetarët e kanë vendosur PDK’në në opozitë.
Teksa ka shtuar se LDK dhe VV kanë zhgënjyer qytetarët, dhe se bisedat e tyre kanë qenë vetëm merr-jep për Ministri.