1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Veseli ishte në Rambuje, dosja tregon si komunikoi ai me intelegjencën e shteteve të NATO-s

Rekomandime

Kadri Veseli ishte në Rambuje. Kështu thotë dosja paraprake e mbrojtjes së Veselit, e cila ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë në lidhje me veprimtarinë e ish-shefit të intelegjencës së UÇK-së.

- Advertisement -

Një nga periudhat e përshkruara në dosjen paraprake është edhe ajo e Konferencës së Rambujesë dhe rolin që Veseli ka pasur aty.

Avokati Ben Emmerson tregon se si Veseli ka qenë fizikisht në Rambuje, mirëpo që nuk ka qenë brenda Kështjellës ku janë zhvilluar takimet.

Aty tregohet se si ai ka zhvilluar diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet inteligjente të shteteve të NATO-s.

- Advertisement -

“Më 6 shkurt 1999, në një përpjekje të fundit për të shmangur një konflikt të armatosur ndërkombëtar në shkallë të plotë, palët u mblodhën në Rambuje të Francës për bisedime të ndërmjetësuara. Mirëpo, negociatorët ndërkombëtarë e vlerësuan delegacionin serb si të munguar në sinqeritet që në fillim. Millosheviqi dështoi të marrë pjesë, dhe ekipi i tij negociues paravari, zvarriti dhe shpërbë. Edhe kur po ngecnin procesin, komandantët ushtarakë serbë përdorën kopertinën e bisedimeve për t’u rigrupuar për një ofensivë të re. Më 19 mars 1999, Serbia filloi lëvizjet e konsiderueshme të trupave në kufi. Të nesërmen ato forca filluan një ofensivë të re të madhe në pjesët qendrore dhe veriore të Kosovës. 123. Kadri Veseli nuk ishte pjesë e delegacionit të UÇK-së në Rambuje. Ai ishte i pranishëm, por, në përputhje me rolin e tij, ai mbeti jashtë kështjellës ku po zhvilloheshin bisedimet, me qëllim që të zhvillonte diskutime paralele dhe plotësuese në kohë reale me shërbimet e inteligjencës të disa shteteve anëtare të NATO-s”, përshkruhet në dosjen paraprake.

Mbrojtja e Veselit tutje në dosjen paraprake ka përshkruar se disa dëshmitarë që kanë dhënë deklarata për prokurorinë, kanë mohuar në raste të caktuara të kenë parë të akuzuarin në vendet ku pretendohet se janë kryer krimet.

- Advertisement -

Në këtë formë, mbrojtja thotë se Prokuroria nuk ka prova dhe pretendime se Veseli ka kryer drejtpërdrejtë krime.

Publikimi i dosjes së Veselit vjen vetëm pak ditë para se të nisë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit