17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Veseli: Marrëveshja në Uashington është dështimi i delegacionit tonë

Rekomandime

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur dështim marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashitngon, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Sipas Veselit, delegacioni kosovar, i udhëhequr nga kryeministri Hoti, s’kanë arritur t’i përmbushin synimet e tyre në këtë proces.

“Ne kemi bërë të qartë pozicionin e PDK-së dhe mendojmë se është një shanse e humbur. Takimi në Uashington ka qenë shpresë për qytetarët pasi është pritur gjatë. Është dashur të kemi një marrëveshje finale me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, të kemi një epilog përfundimtar pozitiv. Ajo se çfarë pamë atje në fakt është një dështim i delegacionit tonë, pasi kishim një zmbrapsje”, ka thënë Veseli në Kanal10.

Veseli ka thënë se në dokumentet e nënshkruara po flitet për resurset e Kosovës, dhe jo për njohje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit