5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Veseli: Nuk e takojmë Borellin, po e dëmton dialogun dhe formimin e Qeverisë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar për sot me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK”, tha Veseli në konferencë para gazetarëve.

- Advertisement -

Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi.

Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë proces.

PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, tha Veseli.

- Advertisement -

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Faleminderit për praninë tuaj në këtë konferencë. Në vijëmësi të asaj që kemi komunikuar mbrëmë lidhur me vizitën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zotin Josep Borrell – Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë ka marrë qëndrim përkitazi me zhvillimet e fundit politike që ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë vizitë të zyrtarit të lartë evropian në vendin tonë sot.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian që i ka ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat e ndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë së saj; Ne i mirëpresim vizitat e çdo zyrtari të lartë evropian në vendin tonë.

Ne i çmojmë përpjekjet dhe përfshirjen në normalizimin dhe avancimin e komunikimit fqinjësor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me takimin e sotëm të thirrur nga Zyra e BE-së në Kosovë mes Përfaqësuesit të lartë z. Borell me udhëheqës të partive politike, unë si kryetar dhe PDK-ja nuk do të marrim pjesë në këtë takim si gjest politik dhe mesazh se:

– Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqëndrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK;

– Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qëndrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi.

Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë process.

PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike;

– Takimi i sotëm si dhe ndërlidhja e dialogut me procesin e forimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës është i dëmshëm dhe ndarës.

Ky nuk i kontribuon vet procesit të dialogut duke krijuar një klimë të brendshme mosbesimi mes palëve dhe nuk i kontribuon për vetë epilogun e procesit

– Përmes mospjesëmarrjes sonë në takimin e sotëm, shprehim shqetësimin tonë të thellë para Perfaqesuesit të Lartë të BE lidhur me mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, përkundër plotësimit të të gjitha kritereve të kërkuara dhe premtimeve të mos realizuara.

Ky veprim po përjetohet si një qëndrim diskriminues dhe aspak i arsyetuar, që po krijon ndjesi getoizimi te qytetarët e Kosovës duke na vë në pozitë të pabarabartë me Serbinë

– Ne ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese si parti e parë dhe partnerin e saj paraelektoral të mos e dëmtojë nga brenda procesin e mirëbesimit politik dhe rendin kushtetues, dhe të mos e cënojë sovranitetin e vendit jashtë duke përfshirë në mënyrë të dëmshme partnerët ndërkombëtar.

Këto parti duhet ti marrin përgjegjësitë që kanë premtuar para qytetarëve dhe t’i përmbushin pritjet që projektuan këto dy parti; – I ftoj qytetarët e Kosovës që ta ruajnë besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit