8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përfundon takimi, kjo është kërkesa e Thaçit për Borrell

Rekomandime

Ka përfunduar takimi në mes të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Para mediave presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me Borrell kanë diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosoëvs.

- Advertisement -

Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës , për të ardhmen Evropiane. Është mesazh i fuqishëm vizita e Borell. Tregon rritjen e interesit të BE’së për rajonin. Vizita është shumë e mirëseardhur.

Kosova do të punojë fuqishëm për të qenë pjesë e NATO-së dhe BE’së. Kërkohet përkushtim i të gjitha palëve të involvuara në proces, për vendosjen e paqes në rajon”, ka deklaruar Thaçi.

I pari i shtetit thotë se Kosova po trajtohet padrëjtëssith sa i përket lëvizjes së lirë.

- Advertisement -
Takimi Thaçi – Borrell

Por për fat të keq sa i përket vizave, Kosova është trajtuar padrejtësisht sepse Kosova ka plotësuar kriterët.

Prandaj edhe sot shpreha zhgënjimin për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kemi një vlerësim jashtë standardeve me vendet tjera, kur edhe vendet tjera kanë probleme, dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova.

- Advertisement -

BE ka bërë gabim strategjik me mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo po e pengon të ardhmen e Kosovës. Me Borell shpresoj qe kjo qasje të ndryshojë urgjentisht”, thotë ai.

Presidenti Thaçi tha se me përfaqsuesin e BE-së kanë diskutuar edhe për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi.

Diskutuam edhe për mundësinë e marrëveshjes finale me Serbinë. Z.Borell ka një përvojë në politik bërje.

Kam besim qe me ekipin e tij dhe shtetet anëtare, do të punojë për dialog transparent, qe na sjell të ardhme prosperuese.

Është e rëndësishme që z. Borell të mbështetet nga të gjitha shtetet.

Çelësi i arritjes së marrëveshjes finale është uniteti i BE’së dhe bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pres nga Brukseli dhe Washingtoni një përpjekje të shtuar që kjo të përmbyllet me sukses”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit