-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Veshi 2.5 kilogramë rroba për ta shmangur pagesën e valixhes në aeroport

Rekomandime

Një pasagjere ka shkuar në ekstrem për të shmangur pagesën ekstra për bagazhe duke veshur kështu rreth 2.5 kilogramë të rrobave të saj.

- Advertisement -

Gel Rodriguez, nga Filipinet, kishte vendosur të veshte 2.5 kilogramë me rroba të saja pasi që pesha e bagazheve të saja e kaloi numrin e lejuar.

Udhëtarja u informuar ne aeroport se bagazhet e saj peshojnë më shumë, konkretisht 9 kilogram dhe se tani duhet të paguajë ekstra, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Kur stafi i linjës ajrore më thanë se vetëm 7 kilogramë lejohen, unë thashë në rregull, pa problem”.

- Advertisement -

Duke refuzuar që ta kryej pagesën, ajo e transformoi valixhen e saj nga 9 kilogram në 6.5. Këtë e ka bërë duke i veshur një numër të madh të rrobave.

“Nuk dëshiroja të paguaja sepse ishin vetëm dy kilogramë më shumë”- deklaroi ajo. Po ashtu ajo edhe bëri shaka duke thënë se po ta kisha ditur që postimi im do të bëhej virale do të pozoja më mirë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit