8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vështirësi pafund për familjen 6-anëtarëshe Hysenlekaj

Rekomandime

Situata e rëndë nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më tepër jetën edhe ashtu të vështirë të familjes skamnore 6-antarëshe Hysenlekaj, e cila jeton në objektin e banimit kolektiv në lagjen “Asllan Çesme” të Pejës.

- Advertisement -

Banesa ku ata qëndrojnë nuk i nuk i plotëson as kushtet minimale për banim, raporton KOHA.

“Ushqim kemi pak që na kanë ndihmuar, e tash askush nuk po na ndihmon. Një kohë na ka ndihmuar komuna por tash jo. Ushqim kemi edhe për dy-tre ditë e jo më shumë. Dhe nëse nuk na ndihmon kush, do të dal me lyp rrugëve”, thotë Zeliha Bajrami – Hysenlekaj.

Ëndrra e saj është që t’i nxjerrë fëmijët nga kjo banesë e vjetër në të cilën jetojnë që nga paslufta.

- Advertisement -

“Bile ta kisha një vend tjetër për banim si duhet, se për tjetër gjë nuk kisha qenë ngushtë, edhe pse heqim për bukë. Kjo është ma së shumti që më brengosë për fëmijë ku flenë këtu e ku qohen… katastrofë është ky vend. Nuk është vend për banim se këtu e fiton edhe sëmundjen e rëndë”, thotë ajo.

Njësoj si ajo janë edhe shumë familje të tjera në këtë komunë, thotë Kujtim Halili nga shoqata “Gjurmët e Pejës”.

- Advertisement -

Halili thekon se në këtë kohë, këto familje kanë më shumë nevojë për ushqime.

“Është e pranishme edhe koronavirusi dhe këto familje kanë nevojë edhe për pajisje mbrojtëse sepse ka shumë familje që kanë anëtarë të sëmurë në shtëpi, na duhen maska dorëza, ushqim, miell, gjëra higjienike… unë kërkojë nga gjithë që të na ndihmojnë sepse ne nuk po mundemi vetëm. Kemi shumë raste që na kontaktojnë”, thotë Halili.

Halili kritikon edhe institucionet komunale që nuk janë shumë aktive për t’i ndihmuar skamnorët në këtë kohë të vështirë.

Mirëpo, në komunë mohojnë se ka parregullsi në shpërndarjen e gjërave ushqimore.

DEK: PETRIT LOCI, “Nuk është e vërtetë që gjerat ushqimore shpërndahen me të njohshëm, nëpër familje. Ajo nuk qëndron fare. Listën të cilën që e zotëron Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është një listë që mund të verifikohet çdo ditë, pra edhe në terren”, u shpreh Petrit Loci, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës.

Në Qendrën për Punë Sociale tregojnë se aktualisht janë rreth 1 mijë e 20 familje skamnore që marrin asistencë sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit