0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vetëm 0.4 %e maqedonasve e konsiderojnë Kosovën si vend mik, e duan më shumë Serbinë

Rekomandime

Shqipëria dhe Kosova janë armiq më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, se sa Serbia dhe Rusia. Kështu kanë vlerësuar qytetarët përfshirë në anketën “Evrometar” të realizuar nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen “Se cili shtet mund të jetë armiku më i madh i vendit”, diku rreth 6 për qind e qytetarë vlerësojnë se Shqipëria është armiku më i madh, dhe paraqet rritje në krahasim me vitin 2020, kurse rreth 2 për qind vlerësojnë se Kosova është armiku më i madh, që poashtu paraqet rritje në krahasim me vitin 2020.

- Advertisement -

SHBA-të konsiderohen si armiku më i madh i Maqedonisë së Veriut nga 3.8 për qind e qytetarëve, që është shumë më tepër se 0.3 për qindëshi që armik më të madh e konsiderojnë Serbinë dhe Rusinë, raporton gazeta Lajm.

Ndryshe si “armik” më i madh i Maqedonisë së Veriut për momentin bindshëm prin Bullgaria, me 51.5 për qind, që megjithatë paraqet rënie të madhe me vitin 2020 kur ka qenë afër 78 për qind.

Në krahasim me vitin e kaluar është rritur dukshëm edhe numri i qytetarëve që si armik kryesor të vendit e konsiderojnë Bashkimin Evropian (vitin e kaluar nën 1 për qind, kurse sivjet rreth 3 për qind).

- Advertisement -

Gjermania dhe Turqia janë në nivel të ulët dhe si armiq kryesor të Maqedonisë perceptohen nga 0.1, respektivisht 0.3 për qind të qytetarëve.

Në nivel relativisht të lartë ende është numri i qytetarëve që si armik kryesor e perceptojnë Greqinë, 9.7 për qind, që është rritje për më sumë se dyfish në krahasim me 4.4. për qindëshin e vitit të kaluar.

- Advertisement -

Simpatitë e mëdha të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për Serbinë i konfirmon edhe pjesa e anketës ku qytetarët e anketuar janë pyetur se “Cili vend mund të jetë miku më i madh i vendit?”.

Në këtë pjesë bindshëm prin Serbia, të cilën si mikun më të mirë e konsiderojnë 25 për qind e të anketuarëve, kurse Shqipërinë vetëm 4.4 për qind, e Kosovën 0.4 për qind.

Pas Serbisë, si vende më mike konsiderohen SHBA-të me 10.4 për qind, Gjermania me 8 he Turqi me 7.3. për qind.

Ndryshe kjo anketë voluminoze, përmban edhe të dhëna tjera të shumta, siç janë të dhënat që tregojnë se shqiptarët edhe më tej në përqindje të madhe (82 për qind) e shohin anëtarësimin n BE si zgjidhje më të mirë për vendin, për dallim prej maqedonasve ku është rritur numri i atyre që vlerësojnë se RMV duhet të zhvillojë model të vetin për zhvillim.

Sidoqoftë, besimi te BE në nivel të përgjithshëm ende mbetet i lartë mbi 70 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit