10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Gazi i LDK-së: VV-ja s’e meriton udhëheqjen e shtetit, e kemi shembullin me Prizrenin dhe Prishtinën!

Rekomandime

Nënkryeatari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk meriton ta udhëheqë shtetin, duke marrë parasysh qeverisjet e saja lokale në Prizren dhe Prishtinë.

- Advertisement -

Gjatë një tubimi në Pejë, Muhaxheri ka thënë se LDK-ja është e vetmja forcë politike që mund ta qeverisë mirë Kosovën pët të ecë përpara ajo.

Sipas tij, Avdullah Hoti është kryeministri më i mirë i mundshëm që mund ta ketë ky vend, shkruan Indeksonline

“Ajo çka dimë ne me ba është me qeveris më së miri. Këtë e kemi dëshmuar si në Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe qytetet që ne kemi qeverisur.

- Advertisement -

Po mundohen disa të tjerë me thënë se që 20 vjet është qeverisur keq, ata kanë qeverisur vetëm 2 komuna, dihet puna e tyre. Nëse doni me pas model dhe shembull, krahasojeni Pejën me Prizrenin apo Prishtinën me Gjilanin.

Këto janë modele të mira qeverisëse. Nuk ka asnjë send që mundet me e mohue punën e palodhshme të njerëzve të ndershme që kanë punu për me ngrit këtë vend. Ata po mohojnë dhe po thonë se munden me ardh pa asnjë ditë pune”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit