4.7 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Jo dorëheqje”, Baraliu: Të shpallet gjendje emergjente dhe mbyllje totale për 3 javë, ja si ndalet trendi i tmerrshëm

Rekomandime

Analisti politik Bleron Baraliu, e ka quajtur “tragjedi” gjendjen me situatën pandemike në Kosovë, duke thënë se nuk është zgjidhje dorëheqja e Qeverisë.

- Advertisement -

Ai ka propozuar që të shpallet gjendje emergjente dhe mbyllje totale për 3 javë, në mënyrë që deri në këtë periudhë të ndalet trendi “i tmerrshëm”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, vaksinimi duhet të pesëfishohet brenda javës me orar 24×7, testimet të dhjetëfishohen, dhe të bëhet përcjellja dhe izolimi i rasteve sikur në fillim të pandemisë.

Baraliu ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen e t’i “lënë përrallat”.

- Advertisement -

Reagimi i tij në Facebook:

Jo dorëheqje – por aksion i përbashkët me urgjencë

- Advertisement -

Kjo është një gjendje e tmerrshme. S’ka fjalë që mund të përshkruajnë këtë tragjedi. Por, me kritika duhet të merremi më vonë, jo sot.

Sot duhet të bashkohemi për të luftuar të njëjtin armik. Të gjithë jemi në dijeni të injorancës dhe neglizhencës që na ka sjell në këtë pikë, përfshirë edhe qeverinë – e cila ka rënë viktimë e së njëjtës injorancë dhe presion injorantësh për të ulur gardën dhe lejuar këtë tmerr.

Unë mendoj se sot duhet të shpallet gjendje emergjente dhe të fillojë mbyllja totale për 3 javë, vaksinimi të pesëfishohet brenda javës me orar 24×7, testimet të dhjetëfishohen, dhe të bëhet përcjellja dhe izolimi i rasteve sikur në fillim të pandemisë.

Me masa urgjente gjendja mund të stabilizohet brenda 2-3 javësh. Për fat të keq, deri atëherë vështirë të bëjmë diçka për të ndalur këtë trend të tmerrshëm. Natyrisht, si çdo lloj tubimi, edhe zgjedhjet lokale duhet të shtyhen deri sa të arrihet vaksinimi masiv. Por dorëheqjet sot, sado obligative qofshin, nuk do të kryenin punë ndërsa do të shtonin sfidat e problemet.

Ndëshkimi ndaj papërgjegjësisë qytetare e qeveritare duhet të bëhet pasi të kemi tejkaluar krizën, edhe në kuti të votimit. Shpresoj, por pak besoj, të kemi mësuar nga kjo rrëshqitje e tmerrshme! Jemi tepër të mençur për të mësuar nga gabimet tona – jemi shqiptarë.

Vaksinimi është edhe përgjegjësi morale ndaj shoqërisë sate, prandaj lëri përrallat e vaksinohu sa më shpejtë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit