7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“I dhamë fund shtetit të komandantëve të therrave”/Liri Loshi tregon pse nuk duhet punuar kundër Albin Kurtit

Rekomandime

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, po ak*zohet se ka.osi me fjalët “ma ke borxh një gjak” drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina.

- Advertisement -

Prokuroria e akuzon Shalën se në gusht të vitit 2020, në Kuvendin Komunal të Malishevës, kishte ka.osur personin zyrtar, drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm Ahmet Morina, pasi që i njëjti me vendim kishte anuluar pëlqimin për investimin e të akuzuarit Shala, në guroren në Gajrak të Malishevës.

Lidhur me këtë ka reaguar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi, duke shfaqur habinë se si është kë.cënuar Morina për shkak të ndaljes së investimeve të parregullta.

Sipas Liri Loshit, nuk duhet të punohet kundër Albinit, kur dihet se kush mund të vijë prap në pushtet.

- Advertisement -

“Merre me mend, një gjak borxh pse ia paska ndalë komandantit investimet e parregullta! Shyqyr që i dhamë fund shtetit të komandantëve të therrave. Ec e puno kundër Albin Kurtit kur e di se kush mundet me u kthye në pushtet prapë! Mos ndodhtë as në ëndërr!”, shkroi Loshi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit