16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vetëm 235 me koronavirus janë aktive, nga 955 të konfirmuara

Rekomandime

Numri i rasteve të konfirmuara me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 955. Por, jo të gjitha rastet janë aktive. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm 235 raste janë aktualisht aktive.

- Advertisement -

Mbrëmë janë konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Nga testimi i gati 240 mostrave, pozitivë kanë dal disa banorë të Vushtrrisë, Ferizajt dhe nga një banorë i Prishtinës dhe Prizrenit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren”, ka njoftuar Instituti.

Me rastet e mbrëmshme, numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 955. Por, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm 235 prej këtyre rasteve janë aktive, raporton Express.

- Advertisement -

Gjithë kjo meqenëse tashmë janë shëruar 691 pacientë, derisa kanë vdekur 29 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Nga data 08 shkurt deri më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 955 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

- Advertisement -

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.588.873 raste të COVID-19 dhe 306.185 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit