0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vetëm 35% e qytetarëve janë pro taksës 100% ndaj Serbisë

Rekomandime

Me 21 nëntor të vitit 2018, qeveria e atëhershëm Haradinaj pati vendosur taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovina, ku fillimisht u mendau si veprim i mirë, mirëpo shkaktoi izolim total të Kosovës dhe përkeqësim të marrëdhënieve me shtetet Perëndimore

Ndonëse në fillimi përqindja e qytetarëve pro taksës ishte shumë i lartë, tanimë ajo është zbehur dhe ka rënie të madhe ndaj saj.

- Advertisement -

Kosovarët tanimë po mendojnë se taksa ka shënuar efektin e vet dhe duhet të hiqet, ku 35% prej tyre janë për ta mbajtur, kurse 33 % prej tyre për ta zëvendësuar me reciprocitet. Pjesa tjetër e të anketuarve kanë thënë se duhet të hiqen të gjitha taksat ndaj Serbisë dhe t’i lihet rrugë dialogut.

35 për qind e tyre mendojnë se taksa duhet të mbesë në fuqi, ndërsa 33 për qind e të anketuarve mendojnë se taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ndërkaq pjesa tjetër mendojnë se tarifat duhet të hiqen në tërësi”, tha Plator Avdiu, hulumtues në QKSS i cili ka folur për anketën e realizuar.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) kanë organizuar konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku u publikuan gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit