6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Veteranët kërkojnë sqarim për marrëveshjet e nënshkruara sot me Serbinë

Rekomandime

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së thotë se këto marrëveshje, përfshirë edhe atë për korridorin ajror Prishtinë-Beograd, duken të mjegulluara dhe se qeveria duhet të dalë publikisht në mënyrë që të sqarojë përmbajtjen e tyre.

- Advertisement -

“Nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin ajror në relacionin Prishtinë-Beograd, e po ashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme për hekurudhat dhe autostradat, siç e kemi parë në media, duken të mjegulluara. OVL UÇK kërkon nga ish-Qeveria dhe Qeveria aktuale e Kosovës, si dhe institucionet e partitë politike, që të sqarojnë publikun se çfarë përmbajnë këto marrëveshje”, thuhet në komunikatë.

Por, moment historik e ka quajtur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, pas marrëveshjes për trafikun ajror.

Përmes profilit të tij në Twitter, presidenti Thaçi për arritjen e kësaj marrëveshje e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe ambasadorin Richard Grenell për vendosmërinë e tij.

- Advertisement -

“Faleminderit presidentit Trump për lidershipin e tij si dhe ambasadorin Grenell për vendosmërinë e tij. Një hap i madh drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare të paqes ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Ambasada e SHBA-së në Berlin ka thënë se marrëveshjet për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

- Advertisement -

Emisari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka theksuar se falë direktivave të presidentit Trump janë arritur marrëveshjet sot në Munih.

“Falë direktivave të qarta të presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshje ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, tha Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit