-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Veterani i UÇK’së i çon mesazh Kurtit: Preferoj të vdes me gjithë familje para se të testohem nga testet e çetnikëve serbë

Rekomandime

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Lladrovci, ka reaguar ashpër në lidhje me rastin që qeveria e Serbisë ka dhuruar 1000 teste për COVID19.

- Advertisement -

Ai mes tjerash akuzon edhe Qeverinë Kurti që sipas tij iu gëzuan këtij aksioni të qeverisë serbe, dhe se kanë harruar që Serbia duhet ti kërkoj falje Republikës së Kosovës.

Lladrovci tha se qeveria e Kosovës i ka harruar vrasjet, dhunimet, masakrat dhe të pagjeturit.

“Zotri Kurti, më me qef preferoj të më vdes e gjith familja ime, se sa të i fus në teste që dhurohēn nga qetnikët serb”, ka shkruar ndër të tjera ish-ushtari i UCK’së.

- Advertisement -

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë:

Sot Qeveria e Serbisë paska dhënë 1000 teste për covid19, për Republikën e Kosovēs!

- Advertisement -

Një pjesë e Vetëvendosjës bashkë me Kryeministrin Kurti edhe i’u paskan gëzu këtij vendimi. Pra, me një dhuratë aq të vogël, k’ta e paskan harruar kërkim faljen që Serbēt e kanë borgj ndaj Kosovës!
Vrasjet, dhunimet, masakrat, fati i të pagjeturve u harrua, nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës pa pikë dyshimi edhe paska vendosë që me i’u besu atyre testeve, e neve shqiptarët me na testu me to.

Jo zotri Kurti. Në ato teste mundesh me i dergu vec familjarët tuaj, por jo edhe familjën time. Jo zotri, armikut nuk i zihet besë. Armiku do mjegull.

E po me duket në atë mjegull po futeni Ju. Serbia nuk jep, pa marrë dicka, t’paktën kështu keni thënë Ju. Apo e harruat edhe këtë, tash që erdhët Kryeministër!

Zotri Kurti, më me qef preferoj të më vdes e gjith familja ime, se sa të i fus në teste që dhurohēn nga qetnikët serb.
Aq pak teste sa ka Kosova, une do i pres. I besoj shtetit tonë, i besoj mjekëve tanë. Mjekët tanë na testojnē, mjekët tanë na sherojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit