8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zogaj: Presidenti i parë i Kosovës ishte Fatmir Sejdiu, e arkitekti i pavarësisë Marti Ahtisari, e jo Ibrahim Rugova

Rekomandime

Analisti, Petrit Zogaj, ka thënë se Ibrahim Rugova nuk kishte qenë presidenti i parë i Republikës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Zogaj thotë se presidenti i parë kishte qenë, Fatmir Sejdiu, sepse Kosova u bë Republikë më 17 shkurt 2008, e sipas tij arkitekt i Kosovës ishte Marti Ahistari, e jo Rugova.

Ai shton se Rugova ishte njëri ndër liderët më të rëndësishëm i shqiptarëve të Kosovës në vitet e ’90-ta dhe politikan i veçantë i asaj kohe që kontribuoi ë ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës e që ka merita të mëdha.

- Advertisement -

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Presidenti i pare i Republikes se Kosoves ka qene Fatmir Sejdku, e jo Ibrahim Rugova. Republika e pare e Kosoves eshte ajo e 17 Shkurtit 2008, e jo ato deklaratat tona te qefjeve per shtet e republike te viteve 90-ta. Arkitekt i Pavaresise se Kosoves eshte Marti Ahtisari, e jo Ibrahim Rugova.Eh po, Ibrahim Rugova ka qene lider shume i rendesishem i shqiptareve te Kosoves gjate viteve 90-ta. Ka qene politikan i vecante i asaj kohe edhe ka kontribu aq sa ka mund ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves. Per kete ka merita te medha. Pos tjerash, ka qene edhe intelektual, dicka qe sot zor e kemi me e gjete ne skenen politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit