5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vetëvendosje do shërbim të detyrueshëm ushtarak, partitë e tjera kundërshtojnë

Rekomandime

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është pika që ka përplasur partitë që po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor. Teksa Vetëvendosje është shprehur se dëshiron një shërbim të tillë, partitë tjera kanë thënë se duhet planifikim më i mirë dhe kjo duhet të vendoset gjatë procesit të zhvillimit.

- Advertisement -

Enver Dugolli i VV-së ka thënë se në Kosovë s’ka pasur politika të mira për mbrojtjen e vendit dhe se duhet rritur kapacitetet e FSK-së.

“Zotohemi se për mandatin katërvjeçar do ta bëjmë Ushtrinë, me këto ligje. Do të adaptojmë ligjin që të fusim në funksion edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Duhet të krijohet sistem i kombinuar profesional dhe i obligueshëm. Gjermania po e kthen, njëjtë edhe Kroacia. E ka edhe Zvicra dhe shtete të NATO-s”, ka thënë ai duke shtuar se programi i tyre për FSK-në parasheh fokus në “edukim, trajnim, zhvillim, infrastrukturë dhe armatim”.

Me këtë rast reagoi Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD duke thënë se me ligjet aktuale “Ushtria e Kosovës është organizatë profesioniste, që kontribuon në rajon bashkë me NATO-n dhe shërbimin e obligueshëm nuk e kemi me ligj”.

- Advertisement -

“Është shërbim profesional ushtarak, siç janë ushtritë moderne”, ka thënë ai.

Me këtë u pajtua edhe Fatmir Xhelili i PDK-së që ka thënë se konfiguracioni i Kosovës ia mundëson Ushtrisë ta mbrojë lehtë vendin. Ai ka thënë se me ligjet aktuale për Ushtrinë është bërë planifikim i mirë.

- Advertisement -

“Kosova do të ketë ushtri dinamike, të vogël, të aftë për të mbrojtur territorin e Kosovës. Jemi për ushtri profesionale. Konfiguracioni i Kosovës ia mundëson ta mbrojë lehtë Kosovën”, ka thënë ai në Rubikon. .

Arben Gashi i LDK-së ka thënë se ideja e shërbimit të obligueshëm ushtarak është diskutuar edhe në LDK, por ka shtuar se kjo duhet të shihet gjatë procesit të zhvillimit.

“Po flasim për shekullin 21, me luftën që po kryhet në ajër. Deklarimet për opsione të tilla tani janë për të fituar simpati momentale. Është diskutuar edhe në LDK, e ka propozuar deputeti Anton Quni dhe është arrit në konkluzionin se është serioz, por duhet të shihet në proces. Duhet të ngrihen kapacitetet infrastrukturore. Ku i çon 10 mijë vetë? Duhet të jetë pjesë e projektit strategjik të Kosovës”, ka thënë ai duke shtuar se për çfarëdo vendimi për Ushtrinë patjetër duhet pajtim të brendshëm e koordinim me partnerët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit