3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vetëvendosje pritet ti fitojë së paku 48 për qind të votave, PDK 17 e LDK 16 për qind, këto janë arsyjet

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Se Vetëvendosje do ti fitojë bindshëm këto zgjedhje nuk e konteston askush. Por, pikëpyetja e madhe është sa për qind të votave do ti fitojë.

Janë shumë faktorë që dërgojnë afër gjysmës së votave. Faktori përcaktues është nevoja për ndryshim. Faktori i dytë është ndëshikimi i partive që udhëhoqën vendin deri tash.

Faktori i tretë i rëndësishëm është bashkimi i dy njerëzve më të votuar në zgjedhjet e kaluara. Si faktor i katërt është diaspora dhe faktori i pestë entuziazmi, përkatësisht dalja masive e votuesve të VV’së dhe mungesa e entuiziasmit nga partitë tjera.

- Advertisement -

Të gjitha këto bëjnë që vota për Vetëvendosjen të shkojë në së paku 48 për qind të votave.

Humbësja më e madhe parashihet të jetë LDK. Ajo është dëmtuar nga largimi/përjashtimi i Vjosa Osmanit nga partia dhe nga një fushatë e zbehtë.

- Advertisement -

LDK do të humbiste më pak sikur të zgjidhte si bartës të listës Lumir Abdigjikun, i cili shihej si konsistent dhe misbashkëpunues me PAN’in. Pra, LDK nuk ka sjellë asnjë risi në këtë fushatë, duke qenë në pizitë të vështirë. Elektorati i saj i lëkundur ose ka shkuar nga VV ose nuk ka motiv të votojë fare.

Humbëse është edhe PDK. Janë dy faktorë determinues në rënien e pritshme të saj: Shkuarja e kryetarit të saj në Hagë dhe pasuesi i zgjedhur i tij totalisht joadekuat për këtë parti. E dyta, PDK ka mobilizuar elektorat duke premtuar punë dhe favore për bizneset. Tash, shihet që ska asnjë gjasë të jetë e para. Për këtë do ta ketë shumë të vështirë të marr vota të kënaqshme.

Por, ne si popullatë e vuajtur solidarizohemi me viktimën. E PDK shihet si parti e goditur padrejtësiaht nga Haga në këto zgjedhje. Kjo do tia rikuperojë deri diku humbjen.

Parti që do të jetë brenda suazave të saj është AAK. Ndërsa, Nisma nuk parashihey se mund ta kalojë pragun.

Në bazë të analizimit të këtyre faktorëve, VV pritet ti fitojë 48 për qind të vitave. Partia e dytë pritet të renditet PDK me 17 për qind e LDK menjëherë pas me 16 për qind. AAK e katërta me 7 për qinf e Nisma me 3 për qind.

Pjesa tjetër shkojnë vota për minoritarët. Por, aty duhet pasë kujdes pasi Lista serbe në veri të vendit mund të mbushë kutitë me vota pa votuar fare njerëzit. (Qendrimet janë personale)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit