Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka komentuar fotografinë e përbashkët të presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, ku këta dy të fundit shihen duke i cakërruar gotat në Rahovec.
Ajo ka thënë se edhe pse Thaçi e Haradinaj në opinion dhe në qëndrime të tyre duken se nuk janë bashkë, Pacolli ka thënë se Thaçi e Haradinaj në fakt janë bashkë.
“U kënaqen, e kënaqën. Ndonëse paraqiten se nuk janë bashkë, këta bashkë janë. Këta do të vazhdojnë të pinë po nuk ua ndalëm ne’, ka shkruar Pacolli në rrjeti ne saj Facebook.
Ajo ka thënë se presidentit dhe kryeminisitrit në detyrë vetëm me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje do t`ia dërpresin pijet siç ka shkruar ajo me “paratë e popullit”.
“Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ndal pijen që e bëjnë me paratë e popullit”, ka shkruaj Fitore Pacolli.