12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vetëvendosje i “hakmerret” Agim Veliut

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka ftuar në interpelancë Ministrin e Brendshëm, Agim Veliu.

- Advertisement -

“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës.

Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”, thuhet në kumtesë.

“Sot, Nënkryetarja e Lëvizjes, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit