12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vetëvendosje ia shkarkon krahun e majtë Fatmir Limajt, merrte rrogë të majme

Rekomandime

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.

- Advertisement -

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës më 5 mars të këtij viti nga Qeveria Hoti.

Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.

Ndryshe, Xhevdet Smakiqi mori besimin e këtij bordi në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, pasi ai ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

Xhevdet Smakiqi ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, më 5 mars nga Bordi i Përkohshëm i kësaj kompanie

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit